E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubio i thotë ministrit rus të ndalojnë vrasjet

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar bisedime me homologun e tij amerikan, Marco Rubio sipas mediave ruse.

Kremlini informoi më parë se ai pritej të takohej me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas BBC, ekipi i Rubios ka dhënë detaje nga biseda.

“Sekretari Rubio përsëriti thirrjen e Presidentit Trump që vrasjet të ndalen dhe nevojën që Moska të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të luftës Rusi-Ukrainë”, thuhet në deklaratën e shkurtër.

Bisedimet ballë për ballë vijnë pasi Donald Trump sinjalizoi dje një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë, duke thënë se tani beson se Kievi mund të rimarrë plotësisht territorin e pushtuar nga Rusia.

Asnjëra palë nuk ka publikuar detaje të mëtejshme për atë që diskutuan Lavrov dhe Rubio./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›