E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia bëhet shteti i parë në botë që njeh qeverinë e talebanëve

Rusia ka pranuar kredencialet e një ambasadori të ri afgan në Moskë. Kjo e bënë Rusinë vendin e parë në botë që njeh qeverinë e talebanëve.

“Ne besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit do t’i japë shtysë zhvillimit të bashkëpunimit produktiv dypalësh midis vendeve tona në fusha të ndryshme”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Ministria e Jashtme e Afganistanit gjithashtu konfirmoi vendimin, duke thënë se ambasadori rus, Dmitry Zhirnov u takua me ministrin e jashtëm taleban, Amir Khan Muttaqi, dhe i përcolli vendimin e qeverisë që nënvizon “rëndësinë e këtij zhvillimi”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›