E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia e Bardhë: SHBA do të ndalojë dërgimin e disa armëve në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndalojnë dërgimin e disa armëve drejt Kievit, ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës është intensifikuar.

Vendimi u mor “për të vënë interesat e Amerikës në vend të parë” pas një shqyrtimi nga Departamenti i Mbrojtjes”, tha të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, raporton BBC. 

SHBA-të i kanë dërguar dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022, duke bërë që disa zyrtarë në administratën Trump të shprehin shqetësime se rezervat amerikane janë shumë të ulëta.

Qeveria ukrainase nuk ka komentuar mbi njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Zyrtarët amerikanë nuk thanë menjëherë se cilat dërgesa po ndaleshin.

Por, sipas Reuters, dërgesat e raketave të mbrojtjes ajrore Patriot, fishekëve të artilerisë precize dhe sistemeve të tjera raketore të përdorura nga Ukraina mund të ndërpriten.

Vendimi vjen në një kohë të vështirë për Ukrainën, e cila tha se kishte përjetuar sulmin e saj më të madh ajror që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia gjatë fundjavës./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›