Rutte mbërrin në Shqipëri për Samitin e Komunitetit Politik Evropian

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka mbërritur në Shqipëri, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet nesër në Tiranë.
Rutte është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Vengu u shpreh se, “vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, është një dëshmi e qartë e rolit të shtuar të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe e angazhimit tonë për paqe, siguri dhe bashkëpunim euroatlantik”.
“Sot pata kënaqësinë ta mirëprisja z. Mark Rutte, në vizitën e tij të parë në Shqipëri në këtë detyrë të lartë”, theksoi ministri Vëngu në një postim në rrjetet sociale.
1 nga 4/r.e/