E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ryanair” hap zyrtarisht bazën e re në aeroportin e Rinasit

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Kompania ajrore “Ryanair” hapi zyrtarisht bazën e saj të re në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, duke shënuar një moment të rëndësishëm për sektorin e aviacionit në Shqipëri.

Me tre avionë të bazuar në Tiranë dhe 21 destinacione të reja të shtuara në rrjet, kjo  bazë e re zgjeron ndjeshëm lidhjet direkte të vendit me Evropën.

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) në një postim në rrjetet sociale tha se “rritja e lidhshmërisë direkte është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e PBB-së për frymë”.

Sipas AAC-së, ky zhvillim mbështet shtyllat strategjike të qeverisë: infrastrukturën, konkurrencën dhe lidhshmërinë.

AAC thekson se “angazhimi ynë mbetet i pandryshuar: siguria mbi të gjitha, e mbështetur nga një staf profesionist dhe i përkushtuar, për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›