E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbyllet procesi i deklaratave tatimore 2025, Malaj: Hap drejt drejt transparencës dhe formalizimit

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot se procesi i deklaratave tatimore vjetore për vitin 2025 u përmbyll me sukses, duke e cilësuar si një “hap tjetër drejt transparencës dhe formalizimit”.

Sipas të dhënave të publikuara nga Malaj, janë dorëzuar; 110,996 deklarata për të Ardhurat Personale nga Biznesi (TAPB); 34,805 deklarata për Tatimin mbi të Ardhurat e Korporatës (TAK); 162,702 deklarata Vjetore të të Ardhurave Personale nga individët (DIVA).

Deklarimi i hershëm shmang mbingarkesën e sistemit, penalitetet për vonesë dhe siguron përmbushjen e detyrimeve ligjore.

Administrata Tatimore vlerëson bashkëpunimin e tatimpaguesve për përmbushjen në kohë të detyrimeve dhe shmangien e penaliteteve.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›