E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Biden diagnostikohet me kancer, Trump reagon

UASHINGTON, 19 maj /ATSH/- Udhëheqësit politikë në SHBA kanë shprehur trishtimin e tyre për ish-presidentin demokrat, Joe Biden, 82 vjeç, pasi zyra e tij njoftoi dje se ai ishte diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës, sipas “Time”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i cili ka kritikuar vazhdimisht shëndetin dhe aftësinë njohëse të Joe Biden – që nga fushata e vitit 2024 deri më sot, i dërgoi urimet më të mira ish-presidentit, në një postim në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”.

“Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden”, tha Trump, duke iu referuar Zonjës së Parë.

“Ne i shprehim urimet tona më të ngrohta Jill dhe familjes Biden, dhe i urojmë Joe një shërim të shpejtë”, tha Trump.

“Biden – i cili shërbeu si zëvendëspresident nga viti 2009 deri në vitin 2017 dhe president nga viti 2021 deri në janar – dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit”, sipas njoftimit.

Në vitin 2015, Biden humbi djalin e tij Beau nga kanceri në tru. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›