SHBA - Çmimi i benzinës thyen rekordin në ditën e zgjedhjeve - ATSH -
UASHINGTON, 3 nëntor /ATSH-ANSA/ – Çmimi i benzinës në Shtetet e Bashkuara ka arritur në një nivel rekord në ditën e zgjedhjeve të mesmandatit duke u ngjitur në një mesatare prej 4,15 dollarësh për gallon (rreth 3,8 litra).
Shifra e re tejkalon rekordin e mëparshëm prej 3,80 dollarësh për gallon, të regjistruar në vitin 2022.
Rritja e çmimit të karburantit vjen në një moment kur amerikanët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kongresit, ndërsa kostoja e jetesës mbetet një nga çështjet kryesore në fokusin e fushatës zgjedhore.
Çmimi i benzinës dhe ndikimi i tij në buxhetet familjare përbëjnë një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve amerikanë në një proces zgjedhor ku ekonomia dhe fuqia blerëse janë ndër temat më të diskutuara./ /Ad.Ab./ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
