SHBA – Disa të vdekur në një aksident automobilistik në Nju Jork

NJU JORK, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Disa persona, mes tyre edhe një fëmijë, vdiqën sot në një aksident automolistik në Nju Jork.
“Autobusi me turistë po kthehej nga Ujëvarat e Niagarës”, tha një zëdhënës i policisë
Ai gjithashtu tha se disa persona ishin bllokuar në autobus dhe se kishte shumë të plagosur. Autobusi raportohet se po vinte nga atraksioni i famshëm turistik dhe me shumë gjasë ishte rrugës për në Nju jork City.
“Në bord ndodheshin mbi 50 pasagjerë, përfshirë gra dhe fëmijë”, tha zëdhënësi.
Mjeti doli nga rruga në autostradë pranë qytetit të Buffalos. Për arsye ende të panjohura, shoferi humbi kontrollin, kaloi në korsinë e mesme dhe më pas autobusi përfundoi në një kanal.
Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh njësish policie, zjarrfikësish dhe shërbimesh emergjente. Helikopterë kanë transportuar të plagosurit drejt spitaleve më të afërta. /Ad.Ab./