SHBA – Trump: Çikago dhe Nju Jorku qytetet e ardhshme që do të përballen me goditje ndaj krimit

UASHINGTON, 22 gusht /ATSH AFP/ – Javën e kaluar presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi vendosjen e 800 trupave të Gardës Kombëtare në kryeqytetin amerikan, Uashington, për të ndihmuar personelin policor në zbatimin e ligjit.
Presidenti Trump tha sot se Çikago dhe Nju Jorku do të jenë qytetet e ardhshme kryesore amerikane që do të jenë objekt i një ”goditjeje federale ndaj krimit”.
“Ne do të bëjmë që qytetet tona të jenë shumë, shumë të sigurta”, i tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Mendoj se Chicago do të jetë qyteti i radhës dhe më pas do të ndihmojmë Nju Jorkun”.
Trump njoftoi dërgimin e trupave të Gardës Kombëtare në Uashington më 11 gusht, duke u shprehur që “të rimarrim kryeqytetin tonë”.
Kryeqyteti amerikan, kryesisht i përbërë nga elektorat demokrat, përballet me akuza nga politikanët republikanë se është i mbipopulluar nga krimi, i prekur nga paqëndrueshmëria e të pastrehëve dhe i menaxhuar financiarisht keq.
Megjithatë, të dhënat e policisë së Uashingtonit tregojnë rënie të ndjeshme të krimeve të dhunshme midis viteve 2023 dhe 2024, kjo ndodhta dhe si pasojë e situates pas pandemike. /Ad.Ab./