E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Elon Musk ngre padi kundër “Apple”

KALIFORNI, 13 gusht /ATSH-AA/ – Miliarderi amerikan Elon Musk, në një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë së tij X me seli në SHBA, njoftoi se ka ngritur padi kundër “Apple”-s me pretendimin se aplikacionet Grok të xAI dhe X nuk janë mjaftueshëm të dukshëm në App Store krahasuar me ChatGPT.

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman akuzoi Musk-un për ndryshimin e algoritmës së X për përfitimet e tij.

Tensioni midis dy kompanive ka vazhduar prej vitesh për shkak të OpenAI, të cilën ata e themeluan bashkërisht në vitin 2015.   /os/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›