E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kumbaro: Përballja me zjarret, sfidë edhe për zonat e mbrojtura

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh sot se sfida me zjarret ka qenë e madhe edhe për zonat e mbrojtura, ku të gjitha strukturat shtetërore dhe vullnetarë të shumtë janë angazhuar në fikjen e zjarreve dhe në ndihmë të banorëve.

Kumbaro shprehu mirënjohjen për specialistët e 12-të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura, që gjatë këtyre ditëve kanë qenë në ballë në betejat me zjarret.

Ajo u bëri thirrje banorëve të këtyre zonave të tregojnë kujdes dhe të sinjalizojnë çdo vatër zjarri të hasur.

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit u regjistruan 34 vatra aktive zjarri, nga të cilat 13 janë izoluar dhe shuar.

1 nga 4

/m.m//a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›