SHBA – Katër të vrarë pasi një makinë përplaset me një shkollë

UASHINGTON, 29 prill /ATSH-DPA/ – Të paktën katër të rinj u vranë, pasi një makinë u përplas dje me një shkollë në shtetin amerikan të Illinoisit.
Policia Shtetërore e Illinois tha se aksidenti ndodhi në një program pas shkolle në Chatham.
”Një automjet u përplas me anën lindore të një ndërtese, duke goditur disa njerëz jashtë ndërtesës përpara se të vazhdonte përmes ndërtesës”, tha policia në një deklaratë në X.
Automjeti goditi gjithashtu disa njerëz brenda ndërtesës përpara se të dilte përmes murit perëndimor.
Policia tha se të vrarët besohet të jenë midis moshës 4 dhe 18 vjeç.
Tre u goditën jashtë ndërtesës dhe një brenda.
Disa të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.
”Shoferi dhe i vetmi pasagjer i automjetit nuk u lëndua dhe u transportua në një spital për vlerësim”, shtoi policia.
Guvernatori i Illinois, JB Pritzker, tha se ishte i tmerruar dhe thellësisht i trishtuar nga aksidenti.
“Komuniteti ynë humbi një grup të rinjsh të zgjuar dhe të pafajshëm, të cilëve u kishte mbetur gjithë jeta përpara”, shkroi ai në X.
“Prindërit u thanë lamtumirë fëmijëve të tyre këtë mëngjes, duke mos e ditur se do të ishte hera e fundit. Zemra ime është e rëndë për këto familje dhe pikëllimin e paimagjinueshëm që po përjetojnë – diçka që asnjë prind nuk duhet ta durojë kurrë”, tha ai./ a.jor.