E Martë, 3 Nëntor 2026

“Xhiroja e Italisë” në Shqipëri, Rama: Grupi nga Italia ka bërë gjithë kontrollin e rrugëve

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Në rubrikën “Sy m’Sy”, duke iu përgjigjur një qytetari lidhur me gjendjen e rrugëve për “Xhiron e Italisë”, Rama u shpreh se, pala italiane ka kontrolluar gjendjen e rrugëve metër për metër.

“Rrugët i kanë parë ata, nuk kam çfarë t’i shikoj unë. Ka ardhur grupi nga Italia ka bërë gjithë rikonjicionin e rrugëve. Ka parë metër për metër të gjitha trajektoret ku do garojnë çiklistët për “Giro d‘Italia”. Dhe e di çfarë më kanë thënë? Nuk po ta them se do thuash pastaj që janë çmendur, janë sëmurë, i ka blerë Rama dhe italianët. Edhe ngaqë janë çmendur, janë sëmurë dhe i kam blerë unë do të sjellin çiklistët këtu që të thyejnë qafën nëpër rrugët e Shqipërisë, që për ju që i shikoni nga “këneta”, janë të gjitha me gropa”, tha Rama.

Xhiros e Italisë këtë viti do të nisë nga Shqipëria me 3 etapa që do të zhvillohen nga 9 deri 11 maj.

Etapa e parë do të jetë më 9 maj nga Durrësi në Tiranë 164 km, me itinerar: Durrës, Bishqem-Fushë, Papër, Gracen, Surrel dhe Tiranë.

Etapa e dytë do të jetë 13,7 km në rrugët qendrore të Tiranës.

Etapa e tretë do të jetë në qarkun e Vlorës 160 km, me itinerar përgjatë rrugës së Lumit të Vlorës, më pas vazhdon në Porto Palermo, Himarë, Qafën e Llogorasë, për të përfunduar në Vlorë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›