SHBA – Merz vlerësim pozitiv për takimin me Trump

UASHINGTON, 6 qershor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dhënë një vlerësim pozitiv për vizitën e tij të parë dje në Uashington, ku u prit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Sot, kemi hedhur themelet për diskutime shumë të mira personale, por edhe politikisht konstruktive”, tha udhëheqësi gjerman pas takimit të tij me Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë një interviste me transmetuesin publik ARD.
Merz vuri në dukje se kishte shumë ngjashmëri midis tij dhe Trump, duke përfshirë karrierat e tyre, të cilat përfshijnë si politikën ashtu edhe biznesin.
“Kjo i bashkon njerëzit”, tha ai. Gjithashtu, Merz tha se po kthehej në Gjermani me ndjesinë se mund t’i telefononin njëri-tjetrit në çdo kohë dhe se të dy liderët do të shiheshin sërish së shpejti.
Merz iu referua samitit të ardhshëm të Grupit të Shtatë (G-7) në Kanada, i ndjekur nga samiti i NATO-s në Hagë. //a.i/