SERBI – Presidenti Vuçiç në Ukrainë për samitin Ukrainë-Evropa Juglindore

KIEV, 11 qershor /ATSH-TANJUG/ – Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojë sot një vizitë njëditore në Ukrainë, njoftoi zyra e shtypit e presidencës.
Vuçiç do të marrë pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, sipas TANJUG-ut.
Më 28 shkurt, Shqipëria organizoi samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në kuadër të këtij samiti, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zhvilloi vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkorganizator i samitit.
Samiti u zhvillua si një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku u diskutuan rrugët e bashkëpunimit në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën dhe në kontributin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë./ /os/