E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Pentagoni: Gjashtë të vdekur në sulmin ndaj një anijeje me drogë

KARAIBE, 24 tetor /ATSH-DPA/ – Ushtria amerikane ka sulmuar përsëri një anije që dyshohet se mbante drogë në Karaibe, duke vrarë gjashtë persona.

Me urdhër të presidentit Donald Trump, një anije në ujëra ndërkombëtare u sulmua gjatë natës që i përkiste bandës venezueliane të drogës Tren de Aragua, shkroi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth në X.

“Anija njihej nga inteligjenca jonë si e përfshirë në kontrabandën e paligjshme të narkotikëve, po kalonte tranzit përgjatë një rruge të njohur të trafikut të drogës dhe mbante narkotikë”, shkroi ai.

“Nëse jeni një narko-terrorist që kontrabandon drogë në hemisferën tonë, ne do t’ju trajtojmë siç trajtojmë Al-Kaedën”, theksoi Hegseth.

Qeveria amerikane u ka shpallur luftë karteleve të drogës nga Amerika Latine, duke i kategorizuar ata si terroristë.

Në javët e fundit, ushtria amerikane ka sulmuar vazhdimisht anije që dyshohet se transportonin drogë në Karaibe.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›