E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Pentagoni: Kostot e luftës me Iranin arrijnë në 29 miliardë dollarë

UASHINGTON, 12 maj /ATSH-ANSA/ – Lufta e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit deri më tani ka kushtuar 29 miliardë dollarë.

Ky është vlerësimi më i fundit i dhënë nga Jules Hurst, Kontrollori i Pentagonit, i paraqitur gjatë seancës dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve, duke përfshirë kostot e përditësuara për riparimet dhe zëvendësimet e pajisjeve, si dhe shpenzimet operative.

Shifra përfaqëson një rritje prej 4 miliardë dollarësh krahasuar me vlerësimin e Pentagonit të dhënë në fund të muajit të kaluar.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›