SHBA – Risi teknologjike, një çip lexon monologun e brendshëm tek individët e paralizuar

STANDFORD, 21 tetor /ATSH/ – Një implant eksperimental i trurit ka demonstruar se është e mundur të deshifrohet “monologu i brendshëm i individëve të paralizuar, duke i përkthyer mendimet e tyre në fjal뒒, shkruan focus.it.
Kjo arritje e jashtëzakonshme, u arrit nga një ekip nga Universiteti i Stanfordit (SHBA), dhe përfaqëson një përparim historik në ndërfaqet tru-kompjuter (BCI).
Deri më tani, pajisjet BCI mund të lexonin sinjale nervore që lidhen me lëvizjen ose përpjekjet fonatorike, por kjo pajisje shkon më tej: ajo interpreton drejtpërdrejt fjalitë e imagjinuara, pa nxjerë personi një tingull.
Kjo arritje hap mundësi revolucionare për ata që kanë humbur aftësinë për të folur, por paraqet sfida të reja dhe shqetësuese etike dhe ligjore.
Çipi u implantua në rajonet mediale dhe ventrale të gyrusit precentral, i konsideruar si një lloj “pike e nxehtë e të folurit”, d.m.th., ato zona ku truri përpunon afërsinë e të folurit edhe nëse ai ende nuk është artikuluar plotësisht.
Si funksionon
Pajisja është e aftë të interpretojë modelet nervore të lidhura me të folurit e brendshëm dhe t’i shndërrojë ato në tekst, me një fjalor deri në 125,000 fjalë dhe një saktësi deri në 80% për disa fjali.
Krahasuar me sistemet konvencionale, të cilat kërkojnë përpjekjen fizike për të përkthyer një mendim në gjeste, kjo metodë kërkon më pak përpjekje dhe nuk mbështetet në muskuj ose frymëmarrje. /os/