E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Rubio: Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi

UASHINGTON, 3 qershor /ATSH / – Presidenti amerikan, Donald Trump, do të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Turqi në muajin korrik, konfirmoi sot sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sipas Reuters.

Konfirmimi pritet të qetësojë aleatët e NATO-s, pasi javët e fundit ishin ngritur pikëpyetje mbi praninë e Trumpit për shkak të kritikave të tij të vazhdueshme ndaj aleancës.

Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, Rubio tha se pakënaqësia kryesore e Trumpit lidhet me faktin se disa vende anëtare nuk i lejuan Shtetet e Bashkuara të  Amerikës të përdornin bazat e tyre ushtarake në kohë krize. Sipas tij, presidenti amerikan mbetet kritik ndaj qëndrimit të disa aleatëve, por kjo nuk do ta pengojë pjesëmarrjen e tij në samitin e ardhshëm.

“SHBA mbetet pjesë e NATO-s dhe ne do të jemi në Turqi për të diskutuar të gjitha këto çështje. Vetë presidenti do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të krerëve të shteteve të NATO-s, ku këto tema do të trajtohen qartë”, deklaroi Rubio.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe disa aleatëve janë tensionuar pas fushatës ushtarake amerikane kundër Iranit. Disa vende të NATO-s refuzuan t’u japin avionëve amerikanë akses në hapësirën e tyre ajrore ose nuk pranuan të dërgonin forca detare për të ndihmuar në rihapjen e Strait of Hormuz për transportin e energjisë.

Presidenenti Trump ka kritikuar vazhdimisht NATO-n gjatë javëve të fundit, duke e quajtur aleancën një “tigër prej letre” dhe duke paralajmëruar madje mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga aleanca 32-anëtarëshe.

Ai argumenton se aleatët evropianë kanë përfituar nga garancitë amerikane të sigurisë pa ofruar mbështetje të mjaftueshme për operacionet ushtarake amerikano-izraelite kundër Iranit. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›