E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Të paktën 30 të plagosur pas përplasjes së automjetit me turmën në Hollivud

LOS ANXHELES, 19 korrik /ATSH-DPA/- Të paktën 30 persona u plagosën sot në mëngjes kur një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Anxheles, njoftuan shërbimet e emergjencës.

“Të paktën shtatë persona janë në gjendje kritike dhe gjashtë të tjerë të plagosur rëndë”, tha departamenti i zjarrfikësve në një deklaratë online.

Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelesit raportoi të paktën shtatë persona në gjendje kritike dhe gjashtë të tjerë të plagosur rëndë.

Incidenti ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit. Departamenti tha se 124 zjarrfikës ndihmuan në vendngjarje.

Santa Monica Boulevard është një rrugë kryesore në Beverly Hills.

Incidenti ndodhi përpara një vendi me muzikë live, pranë bulevardit.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan një automjet gri të errët me dëmtime të mëdha në pjesën e përparme dhe mbeturina të shpërndara nëpër rrugë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›