SHBA – Trump: BE dhe Meksika nga 1 gushti tarifa prej 30% për mallrat e tyre drejt SHBA-së

UASHNGTON, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Bashkimi Evropian dhe Meksika do të përballen me një tarifë prej 30% për importet në SHBA që nga 1 gushti.
Ai paralajmëroi se do të vendoste taksa edhe më të larta mbi importet nëse ndonjëri prej partnerëve tregtarë të SHBA-së do të vendoste të hakmerrej.
Trump ka publikuar në rrjetin e tij social Truth në një imazh të letrës së tij që i ka dërguar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbi vendimin.
Në letër, Trump u ankua për deficitin tregtar “afatgjatë, të madh dhe të vazhdueshëm” që Shtetet e Bashkuara kanë me BE-në, duke akuzuar bllokun prej 27 vendesh për politika dhe barriera tregtare të padrejta.
Trump shkroi se administrata e tij do të eliminonte normën e lartë të tarifës nëse “Bashkimi Evropian, ose vendet brenda tij, vendosin të ndërtojnë ose prodhojnë në Shtetet e Bashkuara”.
Këtë javë, Trump u dërgoi një mori letrash udhëheqësve të huaj duke i informuar ata për tarifat e reja të larta që ai synon të vendosë për produktet e tyre duke filluar nga 1 gushti. /os/