E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Biseda telefonike me presidentin Xi shumë pozitive

UASHINGTON, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, i përfshirë në një ngërç tregtar me Pekinin, siguroi se biseda e tij afërsisht një orë e 50 minuta me homologun e tij kinez, Xi Jinping, përfundoi shumë pozitivisht.

Presidenti amerikan tha në një mesazh në rrjetin e tij Truth Social se ekipet e tij dhe të udhëheqësit kinezë do të takohen “së shpejti” për të diskutuar tarifat, në një vend që ”ende nuk është përcaktuar’’.

Trump siguroi se nuk duhet të ketë pyetje të mëtejshme në të ardhmen në lidhje me aksesin në metalet e rralla kineze, një pikë e rëndësishme mosmarrëveshjeje midis dy superfuqive.

Donald Trump njoftoi gjithashtu se ”Xi Jinping e kishte ftuar me mirësjellje” atë të udhëtonte në Kinë me gruan e tij, Melania” dhe se ai ”kishte ftuar gjithashtu presidentin kinez ta vizitonte atë në Shtetet e Bashkuara”./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›