E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Irani është mposhtur rëndë, Hormuzi së shpejti territor amerikan

UASHINGTON, 15 gusht  /ATSH -ANSA/ – Irani është mposhtur rëndë dhe shumë shpejt do ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të Shteteve të Bashkuara, deklaroi presidenti amerikane  Donald Trump.

Ai tha se “asnjë anije nuk mund të kalojë aty nëse ne nuk e duam”, duke iu referuar angazhimit të ushtrisë amerikane për të zbatuar bllokadën ndaj Iranit.

“Kemi ngritur një barrierë prej çeliku”, vijoi Trump, duke përsëritur se “nuk do ta lejojmë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore”. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›