E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Nuk do t’i tërheqim agjentët e ICE-së nga Minesota

UASHINGTON, 30 janar /ATSH-ANSA/ – Ne nuk do t’i tërheqim agjentët e imigracionit nga Minesota, “absolutisht jo”: u tha Donald Trump gazetarëve para shfaqjes së dokumentarit “Melania” për zonjën e parë në Qendrën Kennedy.

Tensionet u rritën më tej në Mineapolis, në shtetin amerikan të Minesotës, pasi një burrë vdiq pasi u qëllua nga një oficer federal në incidentin e dytë të tillë në qytet këtë muaj.

Pas të shtënave fatale gjatë operacionit federal në Minneapolis, presidenti i SHBA-së Donald Trump sulmoi kryetarin e bashkisë së qytetit dhe guvernatorin e shtetit të Minesotës.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›