E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Pak më shumë kohë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

UASHINGTON, 3 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi sot se Shtetet e Bashkuara mund ta hapin Ngushticën e Hormuzit dhe ta marrin naftën me pak më shumë kohë, pa specifikuar se si kishte ndërmend ta bënte këtë.

“Me pak më shumë kohë, ne mund ta HAPIM lehtësisht NGUSHTICËN E HORMUZIT, TA MARRIM NAFTËN DHE TË BËJMË PASURINË. DO TË ISHTE NJË FAT I PASHKATËRRUESHËM PËR TË GJITHË BOTËN”, shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij Truth Social duke përdorur si gjithmonë germat e mëdha të shtypit.

Mesazhi nuk specifikon se si Shtetet e Bashkuara mund t’i japin fund kontrollit të Iranit mbi këtë rrugë ujore strategjike ose për çfarë lloj nafte po flet./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›