SHBA – Trump: Politika tarifore po shkon mirë, pavarësisht kritikave

UASHINGTON, 11 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se vendi i tij është në rrugën e duhur, pavarësisht kritikave të ashpra për kursin e tij zig-zag mbi tarifat.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump pretendoi sot se po bënte përparim të mirë në tregtinë ndërkombëtare.
“Po ia dalim shumë mirë me POLITIKËN tonë TARIFORE”, shkroi ai.
“Shumë emocionuese për Amerikën dhe botën!!! Po ecën shpejt”, theksoi Trump.
Presidenti fillimisht nuk iu përgjigj rritjes së fundit të tarifave të Kinës ndaj mallrave amerikane.
Kina kishte njoftuar më parë se do të rriste kundër-tarifat e saj për mallrat amerikane në 125% në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në.
Tarifat totale të vendosura ndaj Kinës nën Trump tani arrijnë në 145%.Qeveria amerikane thotë se është në bisedime me disa vende për politikën tregtare./ /os/