E Martë, 3 Nëntor 2026

SOFT NEWS – Historia e trishtë, por sublime e taksistes siriane

HALEPO, 11 prill /ATSH-AA/ – Gruaja siriane nga Halepo me prejardhje armene, Merjem Faddol, pasi e humbi bashkëshortin e saj në luftën civile në Siri, filloi punën si shofere taksie për të mirëmbajtur familjen e saj.

Duke jetuar në Halepo, një qytet i njohur për identitetin e tij konservator, 64-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ushtron një profesion që gratë ngurrojnë ta bëjnë.

Faddol, e cila zhvilloi aftësitë e saj të vozitjes duke marrë fshehurazi makinën e babait të saj kur ishte e re, mësoi rrugët e Halepos me makinën e vogël ”Suzuki” që ajo dhe bashkëshorti i saj e blenë pasi u martuan.

Pasi humbi bashkëshortin e saj në vitin 2012, mori përsipër barrën e mbështetjes së familjes dhe filloi të punonte si shofere taksie.

Faddol, me prejardhje armene dhe me pasionin për makinat, është bërë një nga shoferet e pakta në Halepo.

Ajo gëzon një profesion që gratë në Halepo ngurrojnë ta bëjnë, ndërsa vlerësohet nga njerëzit me fytyrën e saj të qeshur dhe energjinë pozitive.

Duke thënë se e sheh profesionin e saj jo vetëm si një burim të ardhurash, ajo tha se kjo është edhe një mënyrë për të dhënë shembull për gratë e tjera të qytetit.

Ajo shpesh thekson se i pëlqen të punojë dhe ëndërron që në të ardhmen t’ua mësojë këtë profesion edhe grave të tjera.

Pas mbylljes së fabrikës ku punonte, Faddol tha se kishte vështirësi financiare dhe po kërkonte mënyra për të përmbushur nevojat e familjes së saj.

Duke theksuar se vendosi të sfidonte vështirësitë gjatë asaj periudhe, ajo theksoi se i erdhi në mendje për t’u bërë shofere taksie, e cila konsiderohet e rrallë për gratë në shoqërinë siriane.

Faddol nënvizoi se “pasioni për makinat” e nxiti të merrej me këtë profesion dhe tha se në rrethin e saj të ngushtë ishin krijuar dy fronte: ata që “e inkurajonin” dhe ata që “mendonin se kishte devijuar nga tradita”.

Ajo deklaroi nuk i interesojnë opinionet negative dhe se e do profesionin e saj si taksiste, të cilin e ka nisur me një veturë “Suzuki”, dhe se falë këtij profesioni ka mësuar çdo cep të Halepos.

Po ashtu theksoi se mund të kujdeset personalisht për nevojat elementare të automjetit të saj, siç janë kontrollet e vajit dhe ujit.

“Çdo grua mund të punojë. Të punosh është e vështirë, por vështirësitë na bëjnë më të fortë. Le të punojmë të gjithë sa të jemi gjallë”, shton ajo./   /os/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›