E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt largohet nga detyra

UASHINGTON, 12 gusht /ATSH-DPA-AFP/ – Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt do të largohet nga roli i saj në fund të muajit për të “kaluar më shumë kohë me fëmijët e saj të bukur të vegjël dhe familjen”.

Karoline Leavitt, në një mesazh të veçantë, e përshkroi vendimin si “të hidhur dhe të ëmbël”, duke thënë se ishte “jashtëzakonisht mirënjohëse” ndaj presidentit të SHBA-së dhe duke siguruar se do të luante një rol këshillues të jashtëm në të ardhmen./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›