E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump e vendos Groenlandën nën Komandën Veriore të SHBA-së

UASHINGTON, 17 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë udhëzime Pentagonit që ta përfshijë Groenlandën në zonën e përgjegjësisë së Komandës Veriore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke e hequr atë nga ajo që merret edhe me Evropën.

Urdhri i ri i presidentit u bë i ditur nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.

“Ky ndryshim do të forcojë aftësinë e Forcës së Përbashkët për të mbrojtur atdheun duke kontribuar në një mbrojtje më të fuqishme të Hemisferës Perëndimore dhe duke thelluar marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët e Arktikut”, thuhet në një shënim nga Pentagoni./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›