SHBA – Trump mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

UASHINGTON, 17 qershor /ATSH-AFP-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump do të zhvillojë sot një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar luftën midis Izraelit dhe Iranit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë në kushte anonimati.
Ky takim, i cili nuk ka filluar ende sipas të njëjtit burim, vjen ndërsa presidenti amerikan ka intensifikuar retorikën e tij kundër Iranit dhe udhëheqësit të tij suprem Ali Khamenei, duke ngritur pyetje në lidhje me një ndërhyrje të mundshme ushtarake amerikane.
”Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi Udhëheqësi Suprem”, shkroi Trump në Truth Social.
”Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje. Ne nuk do ta eliminojmë atë… nuk do ta vrasim, të paktën ende jo”, shtoi ai.
”Ne nuk duam që raketat të lëshohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj!”, theksoi ai./ a.jor.