E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump nominon Jay Clayton për postin e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare

UASHINGTON, 11qershor /ATSH- AA/ – Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të enjten emërimin e Jay Clayton si Drejtor i ardhshëm i Inteligjencës Kombëtare (DNI).

“Jam i kënaqur të njoftoj emërimin e Jay Clayton, shumë i respektuar, ish-kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë (SEC), ish-drejtues i firmës Sullivan & Cromwell, një nga firmat ligjore më të njohura dhe më të suksesshme në botë, si dhe aktualisht Prokuror i Shteteve të Bashkuara për Rrethin Jugor të Nju Jorkut, për të qenë Drejtori i ardhshëm i Inteligjencës Kombëtare dhe, me rëndësi, për të shërbyer në kabinetin tim”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Ai i bëri thirrje Senatit amerikan që ta konfirmojë Clayton “sa më shpejt të jetë e mundur”.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›