E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump takim me Starmer në “kryeqytetin e naftës”

LONDER, 15 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbështeti projektet e naftës dhe gazit në vend të projekteve “të dëmshme” të energjisë së erës – ndërsa njoftoi se do të takohej me kryeministrin britanik Keir Starmer për bisedime në “kryeqytetin evropian të naftës”, Abërdin, Skoci.

Trump tha se do të zhvillonte një “takim shtetëror” me Starmer gjatë vizitës së tij private në Skoci, këtë muaj.

Zyra e Starmer konfirmoi dje se kryeministri do të udhëtonte në veri dhe do të takohej me Trump.

Trump zotëron dy resorte golfi në Skoci.

Përpara vizitës së tij në Britaninë e Madhe, ai e përshkroi BM-në si një vend të shkëlqyer dhe një aleat të vërtetë të SHBA-së.

“Më pëlqen shumë kryeministri, edhe pse është liberal’, tha Trump në një intervistë për BBC duke iu referuar liderit britanik, Keir Starmer.

“Në Abërdin, ka shumë naftë. Ata duhet të heqin qafe mullinjtë me erë pasi janë vërtet të dëmshëm për bukurinë e Skocisë dhe te çdo vendi tjetër”, tha presidenti Trump.

Trump do të zhvillojë gjithashtu një vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe në shtator. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›