E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Ballkani “fuçi” baruti. Të shtojmë prezencën, Shqipëria rrezikohet nga Rusia e Serbia

Komiteti i Punëve të Jashtme të Homës së Përfaqësuesve të SHBA-së i ka bërë thirrje administratës së presidentint Trump të shtojë angazhimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo pas vlerësimeve se Rusia përmes Serbisë, vijon përpjekjet për destabilitet.

Kryetari republikan i nënkomitetit për Evropën, Keith Self  ngriti alarmin se përveç Ukrainës, Ballkani perëndimor është rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë.

“Gjithë këto vite pas luftës, Ballkani Perëndimor mbetet një fuci baruti. Në rast të konfliktit të ripërtërirë, aleatët e NATO-s, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, do të ishin drejtpërdrejt në shënjestër, duke shkaktuar potencialisht aktivizimin e Artikullit 5. Përmes përpjekjeve të sinkronizuara të mbrojtjes, vendet e NATO-s në Ballkan duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar pengesa ushtarake dhe politike”, tha Keith Self.

Self përmendi si një nga nxitësit kryesor të paqëndrueshmërisë marëdhënien e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo ka krijuar një vijë strategjike përçarjeje që i mundëson Rusisë aftësinë për të minuar aftësinë e BE-së dhe NATO-s për të fuqizuar vendet e Ballkanit. Kriza zgjedhore në Kosovë e ka përkeqësuar këtë situatë. Pas zgjedhjeve, nëse Kosova formon një qeveri, shpresoj sinqerisht që Serbia më në fund do ta njohë sovranitetin e saj”, shtoi ai.

Kongresmeni amerikan u ndal edhe te reforma në drejtësi në vendin tonë.

“Pas dhjetë vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse po funksionon siç është menduar dhe a po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë që numri i rasteve të prapambetura në nivel kombëtar është zgjeruar, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për një vendim”, u shpreh Self.

Self ngriti shqetësimin e se vonesa të tilla dëmtojnë sundimin e ligjitm besimin në public dhe procesin e rregullt ligjor./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›