E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA merr kontrollin e Venezuelës, kompanitë amerikane do të rindërtojnë industrinë e naftës

Në konferencën për shtyp pas aksionit për arrestimin te ish Presidentit Venezuelian, Maduro, Presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë marrë kontrollin e përkohshëm të vendit. Trump e përshkroi këtë zhvillim si “një ndërhyrje të domosdoshme për stabilitetin dhe sigurinë”, duke shtuar se administrata e tij do të mbikëqyrë tranzicionin politik dhe institucional.

Sipas Trump, prioriteti i menjëhershëm i SHBA-së do të jetë rivendosja e rendit dhe funksionimit të institucioneve kyçe, si dhe garantimi i sigurisë së infrastrukturës strategjike. Një fokus i veçantë, tha ai, do të jetë industria e naftës, e cila prej vitesh ndodhet në kolaps. Presidenti amerikan njoftoi se kompani të mëdha amerikane do të angazhohen në rindërtimin dhe modernizimin e sektorit energjetik venezuelian, me synimin për ta kthyer atë në një motor zhvillimi ekonomik.

Trump theksoi se përfshirja e kompanive amerikane do të shoqërohet me investime, teknologji dhe transparencë, duke garantuar, sipas tij, që të ardhurat nga nafta të përdoren “për popullin venezuelian dhe jo për korrupsion”. Ai shtoi se SHBA nuk synon aneksim, por një administrim të përkohshëm deri në krijimin e kushteve për zgjedhje të lira.

Deklaratat e Presidentit Trump pritet të shkaktojnë reagime të forta ndërkombëtare, ndërsa zhvillimet në Venezuelë po ndiqen nga afër nga komuniteti global.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›