“Shqipëria Bëhet” proteston sot para Kryeministrisë, rrugët që do të bllokohen

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” do të zhvillojë një protestë sot para Kryeministrisë, e cila do të nisë në orën 12:00. Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit publik dhe për mbarëvajtjen e tubimit.
Rrugët që do të bllokohen si pasojë e protestës janë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura e Dajti deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”, do të jetë e bllokuar pjesërisht nga ora 11:00 dhe deri në përfundim të tubimit.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të tjera për qarkullimin e automjeteve në akse të tjera të Tiranës.
Policia e Tiranës apelon qytetarët që të shmangin përdorimin e automjeteve në këto akse dhe t’i drejtohen rrugëve alternative, për të shmangur vonesat dhe pengesat në qarkullim, si dhe për të garantuar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
Adriatik Lapaj, drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, prej javësh ka nisur protestën para Kryeministrisë, duke qëndruar aty 24 orë duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama.
/rtsh.al/