SHIFRAT/ Në 3 muaj u rrit importi i karburanteve! Më shumë cigare, më pak birrë dhe kafe

Importi i mallrave të akcizës ka nisur vitin 2026 me ritme të forta, duke treguar se konsumi në ekonomi mbetet i lartë, pavarësisht kostove më të shtrenjta për qytetarët.
Të dhënat e doganave tregojnë se në vetëm tre muajt e parë të vitit janë importuar mbi 155 mijë ton karburante. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi një rritje me rreth 1.5%.
IMPORTI I KARBURANTEVE JANAR–MARS
2025 155 mijë tonë
2026 156 mijë tonë
+1.5%
Karburantet vijojnë të mbajnë peshën më të madhe tek mallrat e akcizës, çka lidhet drejtpërdrejt me transportin, biznesin dhe rritjen e lëvizjes ekonomike.
Ndërkohë, rritje shfaqin edhe cigaret. Importi për tremujorin e parë arriti në 735 ton, rreth 7% më shumë krahasuar me një vit më parë.
IMPORTI I CIGAREVE
2025 698 tonë
2026 735 tonë
+7%
Ekspertët e lidhin këtë ecuri me rritjen e konsumit, por edhe me furnizimin paraprak të tregtarëve përpara ndryshimeve të mundshme fiskale.
Ndryshe paraqitet situata për birrën dhe kafenë. Importi i birrës ra me afro 10% në tremujorin e parë, ndërsa kafja shënoi tkurrje më të lehtë.
NDRYSHIMI JANAR–MARS 2026
Karburante +1.5%
Cigare +7%
Birrë -10%
Kafe -4%
Rënia tek produktet e konsumit lidhet me çmimet më të larta dhe ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve, sidomos tek produktet jo bazë.
Në total, të dhënat tregojnë se ekonomia po mban të lartë kërkesën për mallrat e akcizës, ndërsa importet mbeten një tregues i drejtpërdrejtë i konsumit në vend.