SHTUTGART – Gjermania akuzon dy ukrainas për planifikim sulmesh për llogari të Rusisë

SHTUTGART, 13 janar /ATSH-DPA/ – Prokurorët gjermanë kanë akuzuar dy shtetas ukrainas për planifikimin e zjarrvënies dhe sulmeve me eksploziv në emër të inteligjencës ruse.
Dy burrat akuzohen se kanë dërguar pako që përmbanin pajisje gjurmimi GPS nga Këlni në Ukrainë për të testuar rrugët e mundshme përpara sabotimit të planifikuar, sipas akuzave të ngritura në Gjykatën e Lartë Rajonale të Shtutgartit.
Zyra e Prokurorit Publik Federal tha se ‘’plani ishte të dërgoheshin me postë pako që përmbanin pajisje shpërthyese nga Gjermani drejt pjesëve të Ukrainës që nuk janë të pushtuara nga Rusia për të shkaktuar sa më shumë dëme të jetë e mundur në mënyrë që të minojnë ndjenjën e sigurisë së popullsisë”.
Dy burrat u arrestuan në Gjermani, së bashku me një ukrainas të tretë që mendohet të jetë bashkëpunëtor i tij, i cili u mor nga paraburgimi në Zvicër.
‘’Ai u ekstradua së fundmi në Gjermani dhe do të akuzohet për këtë çështje së shpejti’’, thanë prokurorët federalë. /os/