E Diel, 1 Nëntor 2026

SKOCI – Një zjarr masiv përfshin Stacionin Qendror të Glasgout

GLASGOU, 9 mars /ATSH-ANSA/ – Një zjarr masiv përfshiu një ndërtesë në Stacionin Qendror të Glasgout, duke shkaktuar shembjen e saj të pjesshme.

Zjarri shpërtheu në një dyqan cigaresh elektronike në Union Street.

Dhjetëra trena u anuluan dhe National Rail tha se stacioni, më i ngarkuari i Skocisë, do të mbetej i mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm.

Nuk u raportuan viktima. kryeministri Skocez John Swinney tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga incidenti dhe i kërkoi publikut të ndiqte këshillat e shërbimeve të emergjencës.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›