E Hënë, 2 Nëntor 2026

SLLOVAKI – Të paktën 100 të plagosur nga përplasja e dy trenave

BRATISLAVË, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Rreth 100 persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Sllovaki, deklaroi ministri i Brendshëm Matúš Šutaj Eštok.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima. Megjithatë, punonjësit e shpëtimit thanë se të paktën dy persona ishin në gjendje kritike.

Ministri i Shëndetësisë Kamil Šaško njoftoi se do të vizitonte personalisht vendin e aksidentit.

Përplasja midis dy trenave të pasagjerëve ndodhi pranë fshatit Jablonov nad Turnou në Sllovakinë juglindore, afër kufirit hungarez.

Informacionet paraprake të lëshuara nga Ministria e Brendshme sugjerojnë se një machinist nuk respektoi rregullat e qarkullimit.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›