TEL AVIV – Trump i kërkon presidentit të Izraelit të falë Netanyahun

TEL AVIV, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, ka kërkuar faljen e kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin izraelit.
Netanyahu ka qenë në gjyq për disa vite për akuza korrupsioni.
Duke folur para ligjvënësve, Trump tha se konsideronte si kryeministrin Netanyah, ashtu edhe presidentin izraelit Isaac Herzog, “lider të mirë”, përpara se t’i drejtohej Herzog dhe të thoshte se “kam një ide, pse nuk e falni Netanyahun”?
Trump tha se Netanyahu ka dëshmuar të jetë një nga liderët më të mirë “në kohë lufte”. Duke iu referuar akuzave për korrupsion dhe dhurimeve të dyshuara si cigarë dhe shampanjë, presidenti amerikan pyeti: “Kush e ka problem?”
Në Izrael, ideja e dhënies së një faljeje për Netanyahun ka qenë prej kohësh subjekt debati publik, për shkak të ndarjeve të thella politike.
Herzog më parë ka deklaruar se askush nuk është mbi ligjin, megjithëse rezervon të drejtën të veprojë sipas ndërgjegjes së tij në këtë çështje.
Gjyqi i Netanyahut ka vazhduar për më shumë se pesë vjet. Ai akuzohet për pranimin e dhuratave luksoze, bizhuteri, cigare dhe shampanjë rozë, me vlerë rreth 174 000 euro nga bashkëpunëtorë miliarderë. /Ad.Ab./