SOFT NEWS – ”New York Times” i tregon derën gazetarit që përdori IA-në

NJU JORK, 5 prill /ATSH-ANSA/ – Gazeta e njohur amerikane ”The New York Times” (NYT) pushoi nga puna një gazetar për përdorimin e inteligjencës artificiale në një recension libri.
Ai u përjashtua nga NYT, pasi pranoi se kishte përdorur inteligjencën artificiale për një recension në rubrikën e recensioneve të librave të gazetës.
Recensioni i Alex Preston për romanin e Jean-Baptiste Andrea me titull “Watching Over Her”, botuar nga ”New York Times” në janar 2026, kishte marrë fjali dhe paragrafë të tërë nga recensionin e një kritiku tjetër, Christobel Kent, nga britanikja ”The Guardian”.
Një lexues vuri re ngjashmëritë dhe i solli ato në vëmendjen e ”New York Times”.
Preston i tha ”The Guardian” se ishte “thellësisht i turpëruar” dhe pranoi se kishte “bërë një gabim serioz”.
NYT menjëherë e ndërpreu bashkëpunimin.
“Përdorimi i inteligjencës artificiale dhe përdorimi i materialit të paatribuuar nga një burim tjetër janë një shkelje e qartë e standardeve tona”, shkruajti NYT në një reagim./ a.jor.