SOFT NEWS – Pse numri 520 i çon kinezët drejt altarit?

PEKIN, 21 maj /ATSH-AA/ – Dje, më 20 maj, qindra çifte u mblodhën përpara Zyrës së Regjistrimit Civil në Guangzhou, një qytet në provincën Guangdong të Kinës, për të përfunduar procedurat e martesës së tyre.
Në Kinë, numri “520” (që nënkupton muajin e vitit dhe datën 5/20) ka pothuajse të njëjtin kuptim me shprehjen “të dua” për shkak të ngjashmërisë së jashtëzakonshme në shqiptim, kështu që 20 maji festohet çdo vit në Kinë si dita e Shën Valentinit.
Duke përfituar nga kjo ditë e veçantë, shumë çifte bënë aplikime zyrtare për të caktuar datat e martesës së tyre që të përkonin me këtë ditë simbolike./ /os/