SOFT NEWS – Taylor Swift dhe Travis Kelce vënë kurorë në Nju Jork

NJU JORK, 4 korrik /ATSH-DPA/- Këngëtarja e njohur amerikane Taylor Swift dhe ylli i futbollit amerikan Travis Kelce janë martuar zyrtarisht në një ceremoni të zhvilluar dje në Nju Jork. Lajmi u konfirmua nga publicistja e Swift, Tree Paine, përmes një deklarate.
Ceremonia u drejtua nga aktori Adam Sandler, ndërsa vëllai i këngëtares, Austin Swift, kishte rolin e “Man of Honor”. Çifti nuk kishte konfirmuar më parë planet për martesë, duke i mbajtur përgatitjet larg vëmendjes së publikut.
Në rrjetin social X, arena e famshme e Nju Jorkut, ” Madison Square Garden”, publikoi një mesazh me mbishkrimin “Është një histori dashurie” në referencë të këngës së njohur të Swift, “Love Story”. Jashtë arenës u shfaq edhe mesazhi “JUST MARRIED”, duke konfirmuar festimet. /Ad.Ab./