E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK: 74 vjet burg “Metamorfozës”, Prokuroria shpall pretencën për Bajrin, Gjokën e Bistrin

Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për dosjen “Metamorfoza”.

SPAK kërkoi dënimin me 15 vjet burg për Behar Bajrin, i cili dyshohet si drejtues i grupit kriminal dhe akuzohet për vepra të rënda nga korrupsioni te sigurimi i kushteve për të kryer vrasje.

Për biznesmenin, Pëllumb Gjoka, SPAK kërkoi dënimin me 14 vjet heqje lirie.

Ish-prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, i akuzuar për korrupsion, sipas SPAK duhet të qëndrojë 6 vite në qeli.

Ndërsa për Oltian Bistrin, ish- shefin e Operacionales, prokurori Arben Kraja i kërkoi Gjykatës të shpallet fajtor për korrupsion, zbulim të akteve sekrete dhe pastrim parash, e të dënohet me 9 vjet burg.

Në total për shtatë të pandehurit, Prokuroria Antikorrupsion kërkoi 74 vjet heqje lirie, por secilit do t’i ulet një e treta e dënimit pasi përfitojne nga gjykimi i shkurtuar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›