E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK kërkon dy vjet burg për Goron, ish-kryebashkiaku i Himarës akuzohet për shpërdorim detyre

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për ish-kryetarin e bashkisë Himarë Jorgo Goro dhe ish-zyrtarin Vasillaq Strakosha.

SPAK kërkoi dy vjet heqje lirie për Goron. Nëse Gjykata konfirmon këtë kërkesë, atëherë me gjykim të shkurtuar atij do t’i ulet dënimi në 1 vit e 4 muaj. Ndërsa për Strakoshën u kërkua dënimi me 1 vit e 6 muaj burg.

Ish-kryebashkiaku i Himarës u gjykua për “shpërdorim detyre” më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim me dy ish-drejtorë të bashkisë.

Sipas SPAK ai ka abuzuar me detyrën duke ndërmjetësuar për një pronë, e cila më pas iu vendos në dispozicion një subjekti tregtar.

Më herët Goro u dënua edhe për çështjen e parë, ku akuzohej edhe për shpërdorim edhe për fshehje të ardhurash me pronat në Himarë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›