E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPAK operacion në Durrës-Arrestohen 9 Persona, në pranga vëllai i deputetit socialist Loer Kume dhe vëllai i “Rrumit të Shijakut”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion të gjerë në qytetin e Durrësit dhe zonën përreth, duke lëshuar 9 masa sigurie në luftën ndaj tjetërsimit të paligjshëm të pronave në Gjirin e Lalëzit.

Midis të arrestuarve është Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, i akuzuar për implikim në skemën e falsifikimit dhe regjistrimit të pronave në bregdet, si dhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Muça, i cili ishte në shënjestër të policisë për një kanosje të fundit ndaj drejtorit të Spitalit të Durrësit, Renis Mullaj.

Sipas dosjes, Muça kishte kërkuar punësimin e mbesës së tij në spital, dhe pas refuzimit të Mullajt, kishte ushtruar presion fizik dhe verbal duke u akuzuar për “kanosje për shkak të detyrës”.

Vullnet Muça është vëllai i Aleksandër Lahos, “Rrumi i Shijakut”, i njohur për një histori të gjatë kriminale – duke përfshirë plagosjen në atentatin e 2019-ës ndaj prokurorit Arjan Ndoja në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën shoferi Andi Maloku, Laho ka qenë në shënjestër të SPAK-ut për tjetërsim pronash.

Më 18 nëntor 2022, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestron preventiv mbi 203,100 metra katrorë tokë në Shetaj (Gjiri i Lalëzit), si pjesë e hetimeve për falsifikim dhe regjistrim të paligjshëm të pronave.

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për Lahon për korrupsion aktiv ndaj personave në funksione publike, duke e lidhur atë me një skemë kriminale të mirëfilltë në bregdet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›