E Diel, 1 Nëntor 2026

SPANJË – Numri i viktimave nga përplasja e trenave ende jopërfundimtar, Sanchez në vendngjarje

MADRID, 19 janar /ATSH-AFP/ – Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Andaluzi, njëri prej të cilëve doli nga shinat, duke lënë të paktën 39 të vdekur dhe më shumë se 120 të plagosur, nuk është përfundimtar, deklaroi ministri spanjoll i Transporteve duke sugjeruar se mund të rritet ende.

”Më shumë se 12 orë pas tragjedisë, numri i të vdekurve është 39 dhe nuk është përfundimtar”, paralajmëroi Oscar Puente në X, duke thënë se po shkonte për në vendin e aksidentit në Adamuz, gati 200 kilometra në veri të Malagas, në Spanjën jugore.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez do të vizitojë sot vendin e përplasjes së trenave me shpejtësi të lartë, njoftoi zyra e tij.

“Kryeministri Pedro Sanchez do të vizitojë vendin e aksidentit hekurudhor që ndodhi të dielën në Adamuz (Córdoba) këtë mëngjes për të vlerësuar situatën”, njoftoi zyra e tij./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›