Trump: Pa kontroll të plotë të Groenlandës, bota nuk do të jetë e sigurt

UASHINGTON, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Duke marrë parasysh se vendi juaj ka vendosur të mos më japë çmimin Nobel për Paqen për ndalimin e tetë luftërave të tjera, nuk ndihem më i detyruar të mendoj ekskluzivisht për paqen, edhe pse ajo do të jetë gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj për atë që është e mirë dhe e drejtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shkroi në një letër presidenti amerikan, Donald Trump kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Store, sipas ”Sky News”.
“Danimarka nuk mund ta mbrojë atë tokë nga Rusia ose Kina, kështu që pse ajo duhet të kenë ndonjë të drejtë pronësie? Nuk ka të dhëna të shkruara”, shton manjati duke iu referuar Groenlandës.
“Ne dimë vetëm se një anije zbarkoi atje qindra vjet më parë, por edhe ne patëm anije që zbarkuan atje. Unë kam bërë më shumë për NATO-n se kushdo tjetër, që nga themelimi i saj, dhe tani NATO duhet të bëjë diçka për Shtetet e Bashkuara. Bota nuk do të jetë e sigurt nëse nuk kemi kontroll të plotë të Groenlandës. Faleminderit!”, mbyllet letra që presidenti amerikan, Donald Trump i shkroi kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Store./ a.jor.