E Martë, 3 Nëntor 2026

SPANJË – PE rizgjedh politikanin gjerman, Manfred Weber si kreun e PPE-së

MADRID, 29 prill /ATSH-DPA/- Delegatët nga Partia Popullore Evropiane (PPE) e qendrës së djathtë u mblodhën sot në një konferencë në Spanjë.

PPE, grupimi kryesor konservator dhe fraksioni më i fortë në Parlamentin Evropian, rizgjodhi politikanin gjerman, Manfred Weber si kryetar në konferencën dyditore, në Valencia.

Weber mori 502 nga 563 votat e vlefshme – që do të thotë se 61 delegatë votuan kundër tij. Në total, ai kishte 89% të votave.

Weber, nga partia e Unioni Kristiansocial (CSU) të Bavarisë – një partnere koalicioni në qeverinë e koalicionit gjerman – që pritet të zgjidhet brenda një jave – u tha pjesëmarrësve se PPE-ja ka një rol udhëheqës në luftën kundër partive populiste, në mbështetjen për Ukrainën dhe në forcimin e ekonomisë sociale të tregut kundër vendeve me forma autoritare të qeverisjes.

“Detyra më e rëndësishme e brezit tonë dhe e të gjithë politikanëve kryesorë, është një politikë e përbashkët mbrojtëse dhe e jashtme”, tha Weber, duke iu referuar luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe mbështetjes në rënie për Kievin nga Uashingtoni.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, një anëtare e partisë simotër të CSU-së, Unionit Kristiandemokrat – i cili është gjithashtu pjesë e PPE-së – mori pjesë në konferencën e partisë, e cila u zhvillua pasi energjia elektrike u rikthye – kryesisht në Spanjë dhe Portugali – pas një ndërprerjeje masive, shkaku i së cilës mbetet i paqartë.

Takimi do të përfundojë nesër me vendime mbi reformat e brendshme të partisë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›